Menu

Thirrje për vullnetarë

Rreth 7Arte

7Arte promovon dhe zhvillon një kulturë të përbashkët evropiane, si dhe përkrahë artistët Kosovar që të prezentohen denjësisht në nivelin ndërkombëtar. 7Arte luan rolin e një qendre alternative kulturore dhe ofron aktivitete siç janë: punëtori audio-vizuele, festival të muzikës, shfaqje të filmave në ambient të hapur, performanca artistike në rrugë, netë poetike, panaire, programe të shkëmbimit dhe edukative, si dhe askione të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit.

Dëshironi t’i bashkoheni organizatës 7Arte?

Dëshironi një vend argëtues për të zhvilluar aftësitë dhe për të fituar përvojë të vlefshme?

7Arte është në kërkim të vullnetarëve, të rinjë e entuziastë, punëtorë, të përgjegjshëm që kanë ambicie për një zhvillim dhe ndryshime të reja në rajonin e Mitrovicës. Vullnetarët në 7Arte përbëjnë një komponentë e rëndësishme të organizatës sonë. Asistimi në mënyra të ndryshme në të gjitha fushat e programimit tonë, nga dizajnimi, pikturimi, artizanatet, kopshtaria, hulumtimi dhe kontribuimi në programet kulturore publike, bënë që vullnetarët të jenë thelbi i organizatës 7Arte.

Bashkohu në aksionet tona vullnetare

Duke filluar nga 12 qershor 2016, në hapësirat e 7Arte, do të keni mundësi për t’i ndarë idetë tuaja dhe të kontribuoni në iniciimin dhe implementimin e aktiviteteve të ndryshme, po ashtu të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore multidisiplinare, si Klubet e Gjelbëra, Panairin e Gjelbër dhe të artizanateve, Punëtoritë për film dokumentar, Kinemaja e Hapur Green, Festivali i muzikës Green, Konkursi Art përmes riciklimit dhe aktivitete tjera që do të vetëdijësojnë dhe ndihmojnë komunitetin për një jetë të shëndetshme dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Volunteer_web

Përfitimet e vullnetarëve

Për të gjithë vullnetarët,“7Arte” do të ofrojë hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e aftësive organizative dhe profesionale. 7Arte do i’u mbulojë shpenzimet ditore për vullnetarët si dhe do t’i mbulojë shpenzimet e transportit (nëse është e nevojshme). Në fund, pjesëmarrësëve do i’u ndahen çertifikata për pjesëmarrje dhe kontribut vullnetar.

  • Ndër të tjera, pjesëmarrësit do të përfitojnë:
  • Mundësinë për zhvillimin e aftësive të reja
  • Mundësi për njoftim dhe shoqëri mes të rinjve.
  • Të jenë pjesë e një pikniku përmbyllës, si dhe
  • Të përfitojnë benificione tjera që përcaktohen ligjërisht nga Komuna e Mitrovicës

 

Përgjegjësitë kryesore të vullnetarëve:

Vullnetarët do të jenë aktivë gjatë organizimit dhe implementimit të projektit “GREEN FEST- Edicioni 6” aktivitete të të cilit do të zhvillohen në qytetin e Mitrovicës dhe më gjerë. Përderisa, disa nga përgjegjësitë kryesore të tyre përfshijnë promovimin e eventeve dhe aktiviteteve të projektit dhe asistim në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve/eventeve. Pas përzgjedhjes, vullnetarët do të njoftohen më hollësisht për përgjegjësitë dhe caktimin e detyrave më detajisht.

 

Kriteret

  • Përkushtim të lartë në punë.
  • Mosha minimale 18 vjet, si dhe të ketë të përfunduar shkollën e mesme
  • Të jetë në gjendje të menaxhojë kohën sipas orarit të caktuar
  • Aftësinë të kryej detyrat e dhëna gjatë mbajtjes së eventeve të cekura më lartë
  • Aftësinë të punojë sipas afateve kohore dhe koordinojë punën në grup.

Kjo thirrje është për vullnetarë. Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e cekura më
lartë duhet të dërgojnë Formën e Interesimit për vullnetarë (shqip; anglisht; serbisht) deri më 10/06/2016 në emailin:
[email protected]

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni:

Berna Xhemajli
+386 (0) 49 220 823
[email protected];

Muhamed Hogan
[email protected]

 

Read this article in English.

Read this article in Serbian.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP