Në kuadër të “Green Fest 2017”, 7Arte organizon aktivitetin tradicional “Kinemaja e Hapur Green”.
Për (3) tre net me radhë (25 -27 Korrik 2017) do të shfaqen filma artistik, dokumentar dhe të animuar në ambient të hapur, në amfiteatri e jashtëm të muzeut të qytetit të Mitrovicë.
Programin e filmave mund ta gjeni më poshtë:
Nata e I-rë / E Martë /25 korrik 2017 – ora 20:30
Arrival – (116 min) Kur 12 anije aliene misterioze shfaqen në mbarë botën, të gjitha shpresat janë te profesoresha e gjuhësisë Louise Banks, e cila merr përsipër detyrën për interpretimin e gjuhës së vizitorëve alienë.
Nata e II-të / E Mërkure /26 korrik 2017 – ora 20:30
Home – (90 min) Dokumenatar i cili shpjegon të gjitha problemet e tokës, dhe si ato janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, kryesisht me pamje të marra nga lartësitë. “Home” është realizuar në pesëdhjetë e katër shtete të ndryshme të botës. Disa pjesë të këtij dokumentari janë shfaqur edhe në filma të ndryshëm hollywood-ian, si “Lucy” dhe “Tree of Life”.
Nata e III-të / E Enjte /27 korrik 2017 – ora 20:30
Moana – (107 min) Një adoleshente aventureske lundron në një mision të guximshëm për të shpëtuar popullin e saj. Gjatë udhëtimit të saj, Moana takohet me gjysmëperëndin legjendare Maui, i cili e drejton atë në përpjekjen e saj për t’u bërë një udhërrëfyese. Së bashku, Moana përmbush kërkimin e lashtë të paraardhësve të saj dhe gjen atë që ajo gjithmonë e ka kërkuar: identitetin e saj.