Sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, OJQ 7Arte organizoi debatin publik ‘Pronat e Paluajtshme të Komunës së Mitrovicës – sfidë apo mundësi për Organizatat e Shoqërisë Civile’
Debati është organizuar në kuadër të projektit Zhvillimi i strategjisë së 7 Arte, qëllimi i të cilit është “Shoqëri mirë e informuar dhe demokratike, si dhe krijimi i hapësirës dhe mundësisë për artistët kosovarë që të zhvillojnë dhe promovojnë artin dhe kulturën”. Qëllimi i këtij debati ishte që të nxisë diskutim të hapur publik mbi pronat e paluajtshme të Komunës së Mitrovicës si dhe dhënien e rekomandimeve mbi Projekt-ligjin për dhënjen në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, i cili tashmë është në fazën e konsultimit publik. Pjesë e panelit ishin: Z.Sami Zeka, Drejtoria për Planifikim dhe Urbaizëm, Komuna e Mitrovicës , Z.Egzon Jashari, Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër, Komuna e Mitrovicës si dhe Z. Albert Muja, Agjensioni i Kosovës për Privatizim. Ndërkaq përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile si dhe qytetarë tjerë shprehen pakënaqësinë për mospërfshirjen e interesave të shoqërisë civile në draft-ligjin në fjalë. Nga të pranishmit u theksua roli i pamohueshëm i shoqërisë civile drejt zhvillimit social dhe ekonomik në vend, derisa panelistët shqyrtuan kërkesat e tyre dhe shprehën gatishmërinë për të bashkpunuar më tej drejt partneriteteve me qëllim të krijimit të një shoqërie demokratike dhe përmbushjes së interesave të përgjithshme.
Në fund të debatit u dhanë këto rekomandime:
- Të i lejohet komunave që në emër të interesit publik, me vendim të posaçëm të Kuvendeve Komunale, të u ipet në shfrytëzim prona e paluajtëshme komunale për Organizatat Jo-Qeveritare lokale, apo grupe të interesit që kanë për qëllim ofrimin e shërbimeve sociale, edukative, kulturore, sportive dhe rekreative.
- Në nenin 20 – paragrafi 1.3, të projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtëshme të komunës, të shtohet si në vijim:
Dhënia në shfrytëzimin e pronës së paluajtëshme të komunës, me qëllim të realizimit të investimeve në sektorin e energjisë, shërbimeve/programeve sociale, kulturore dhe edukative.
Rekomandimet e dalura nga debati publik për projektligjin në fjalë, do të përcillen tek Zyra e Qeverisjes së Mirë (Zyra e Kryeministrit) duke shpresuar që kërkesat në fjalë do merren në shqyrtim.
Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).