Projekti “Zhvillimi i politikave kulturore në Mitrovicë” ka pas për qëllim nxitjen e debatit konstruktiv në mes SHC dhe institucioneve si dhe gjithëpërfshirja e qytetarëve në hartimin e politikave kulturore në komunën e Mitrovicës Jugore.Ky projekt ka filluar të implementohet gjatë muajit qershor 2016 dhe ka mbaruar në muajin qershor 2017, duke nxjerrë këto të arritura:
- 4 Punëtori me nga 4 takime, 4 fokus grupe me nga 4 takime, 6 debate. 26 OSCH të përfshira, dhe përfaqësues të institucioneve lokale kulturore.
- 11 çështje të ngritura (4 punëtori, 4 fokus grupe, 6 debate)Mbi 40 femra të involvuara në procesin e politikbërjes.
- Mbi 20 përfaqësues të komuniteteve, duke përfshire edhe ngritjen e një çështjeje rreth rolit të tyre në zhvillimin kulturor të Mitrovicës, si dhe krejt në fund
- Është hartuar dhe publikuar draft-dokumenti i strategjisë për kulturë dhe turizëm 2018 -2022 për Komunën e Mitrovicës Jugore, I cili pritet të prezantohet dhe miratohet nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës.
Për më shumë detaje rreth këtij projekti, luteni të shkarkoni: Raporti Narrativ_përfundimtar 7Arte_DSP.
Ky projekt/program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – I financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).